Skip to content
Të Gjitha

E rëndë/ Aksident me disa të plagosur në aksin Milot – Fushë Krujë

· 1 min lexim

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Milot – Fushë-Krujë.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Patokut, e ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia e rrugës.

Identiteti i personave të plagosur nuk dihet ende. Raportohet për katër persona të plagosur rëndë.

Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes. Katër të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ata morën plagë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave.

Autostrada Tiranë -Shkodër është një ndër akset më të rrezikshme, ndërsa vetëm ditët e fundit janë shënuar disa aksidente të rënda me pasojë humbje jetësh.

Policia dhe ambulancat kanë arritur në vendin e ngjarjes.Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.