Skip to content
Aktualitet

E publikoi vetë videon, gazetari: Rama ik! Kryeministri: Ika, ika, Luli ika

· 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme në rrjetin social “Instagram”, një video ku është edhe një moment pikant nga emisioni i mbrëmshëm “Real Story” me gazetarin Sokol Balla.

Në një moment, kur emisioni ka qenë drejt fundit kryeministri Rama ka dashur të ngrihet, ndërsa gazetari i ka kërkuar vetëm disa sekonda kohë për shikuesit. Por duke mos dashur ta ndalojë kryeministrin, i ka thënë “Rama, ik pra”, madje duke e kapur edhe nga krahu i majtë, duke menduar se kamera nuk do e fokusonte.

Ndërsa kryeministri thotë: “Ika, ika. Luli ika”.

Ky moment shkaktoi të qeshura tek gazetarët e ftuar në studion televevizive të improviziuar në Vlorë, qytet në të cilin PS mbylli fushatën elektorale.

 

View this post on Instagram

 

✌️😁 fundjavë të bukur të gjithëve ju 😍❤️ @sokolballaofficial

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on