Skip to content
Aktualitet

E përplasi me makinë dhe u largua nga vendngjarja, 25-vjeçari përfundon në spital

· 1 min lexim

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lezhë-Milot, në afërsi të Kryqëzimit të Shënkollit.

Mësohet se një 36-vjeçar me iniciale B.M., ka përplasur me makinë një motorçikletë me drejtues 25-vjeçarin me iniciale K.V.

Si pasojë e përplasjes është plagosur drejtuesi i motorçikletës. Ai tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për rrethanat e aksidentit.