Skip to content
Të Gjitha

E moshuara e infektuar me koronavirus në Durrës, nis dezinfektimi i qytetit

· 2 min lexim

Pas Tiranës, Durrësi është qyteti i dytë në Shqipëri i prekur nga koronavirusi.

Ditën e djeshme në qytetin bregdetar u konfirmua me koronavirus një e moshuar 73-vjeç.

Nisur nga kjo situatë, Bashkia e Durrësit ka nisur marrjen e masave për mospërhapjen e virusit.

Kryebashkiaku në detyrë, Zhyljen Varfaj, ka bërë me dije se ka nisur puna për dezinfektimin e hapësirave publike.

“Mirëmëngjes me këto foto të dezinfenktimit të hapësirave publike nga stafi i bashkisë. Vijojmë zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.Mbi të gjitha nuk duhet panik, por shumë higjenë personale dhe kujdes i vazhdueshëm! Ruani veten dhe njëri- tjetrin duke ndjekur të gjitha rregullat e njoftimet zyrtare! #bashkedoiadalim
#COVID-19″, shkruan Varfaj.

Shqipëria që prej të hënës është në hartën e vendeve të prekura me koronavirus.

Aktualisht në vendin tonë janë shënuar 10 raste, ndërsa pritet përgjigja e analizave për disa të dyshuar të tjerë.

Pacienti zero në Shqipëri ishte një 28-vjeçar nga Puka, i cili u kthye nga Firenze më 26 shkurt nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Që prej mbrëmjes së djeshme, policia ka nisur zbatimin e urdhërit të  qeverisë për mbylljen e lokaleve dhe ambjenteve publike, për të shmangur grumbullimet e njerëzve.