Skip to content
Aktualitet

E mori në mbrojtje Garda, ky është mesazhi që i çuan Klement Zgurit

· 1 min lexim

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Mësohet se kjo ka ndodhur një ditë pas mbledhjes ku KQZ u përplas ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit.

Ai dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga Garda dhe Policia. Ai ka marrë një mesazh kërcënues në profilin e tij në Facebook:

“Do të vras ty edhe familjen.”

Është mësuar se dërguesi i këtij mesazhi është E.Pjetrini.

Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje Zgurin pas kërcënimit dhe efektivë të shumtë kanë zbarkuar në zyrën e tij. Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Për shumë vendime të marra unanimisht nga anëtarët e KQZ, Zguri ka qenë kundër.

Ai gjithashtu propozoi që të hapeshin kutitë e votimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kërkesa e tij u hodh poshtë nga 4 anëtarët e tij.

Zguri gjithashtu ishte një nga personat që kundërshtoi procesin e zgjedhjeve, duke numëruar një sërë parregullsish ndërsa kërkoi edhe hetim administrativ për votat dhe numrin e votuesve.