Skip to content
Aktualitet

E kritikuan se iu bashkua PS, reagon ashpër Robert Ndrenika: Zot i madh çfarë çudirash

· 2 min lexim

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar ndaj kritikave që iu bënë pas përfshirjes  në fushatën e Partisë Socialiste.

Ky reagim ka ardhur pas përfshirjes së tij në një video të publikuar  nga kryeministri Edi Rama, teksa  ka dhënë mesazhin ditën e parë të fushatës elektorale.

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!”, deklaroi Ndrenika.

Kujtojmë se sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.  Dy partitë kryesore në vend, PD-PS, pritet të çelin takimet e para në dy sheshet kryesore në kryeqytet. PD do e zhvillojë në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa PS në sheshin “Skënderbej”.

POSTIMI I PLOTË:

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!!