Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

E keqja e koronavirusit sjell një lajm ‘të mirë’, rritet mosha mesatare e viktimave, ja në sa vjeç

10:06 06/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mes gjithë negativitetit dhe shijes së keqe që ka lënë në popullsinë e mbarë vendit tonë pandemia e kosonavirusit, vjen një lajm “pozitiv” jo për vlerën e infektimit, por për të dhënat mbi fatalitetet.

I vetmi laj “pozitiv” është se kjo sëmundje nuk po u merr më jetën si më parë të rinjve, por e ka rritur kurbën e fataliteteve në mosha më të mëdha dhe kryesisht tek ata që kanë edhe sëmundje të rënda bashkëshoqëruese.

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid-19 në vend ka ardhur në rritje për të dytin muaj radhazi, çka tregon se, është ulur vdekshmëria tek moshat e reja.

Sipas të dhënave të raportuara përditë nga Ministria e Shëndetësisë dhe të përpunuara nga “Monitor.al”, mosha mesatare e jetëve të humbura nga koronavirusi deri më 5 tetor, kur numëroheshin gjithsej 400 viktima ishte gati 69 vjeç.

Në 3 shtator, kur numëroheshin gjithsej 301 viktima, mosha mesatare ishte 67.9 vjeç.

Në krahasim me përpunimin e fundit të datës 28 korrik, kur mosha mesatare u ul në 66.8 vjeç, teksa virusi filloi të zbriste te moshat e reja, ka një rritje me 2 vjet.

Petrit Malaj, mjek pneumolog, pohon se, nga njëra anë virusi është bërë më pak agresiv, dhe nga ana tjetër është shtuar dhe sensibilizimi i njerëzve që janë të prirur të mbrohen më shumë.

Grup mosha 70-79 vjeç me fatalitetet më të mëdha

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, është grupmosha 70-79 vjeç që ka fatalitetet më të mëdha, me 30.75% të totalit.

Më parë, humbjet më të mëdha të jetëve i përkisnin një grupmoshe më të re, nga 60-69 vjeç, e cila deri në 3 shtator zinte 32% e vdekjeve nga pandemia (shiko grafikun: Vdekjet sipas grup-moshave, Shqipëria, % ndaj totalit). Kjo grupmoshë tashmë është e dyta, me 30.2% të totalit.

Grupmosha nga 50-59 vjeç përbënte 14% të jetëve të humbura deri në 5 tetor, ndërsa nën 50 vjeç zë 5.5% të totalit.

Gjithsesi, pasojat reale të pandemisë në vend do të mund të bëhen të qarta vetëm kur ajo të përfundojë ose në fund të vitit kur të bëhet bilanci i vdekjeve në raport me vitin e kaluar, pasi aktualisht numërohen vetëm humbjet e jetëve nga Covid-19 në spital. Ndërkohë, sipas mjekëve, ka dhe grupmosha të reja 40-50 vjeç, që nuk kanë pranuar të shtrohen në spital dhe kanë humbur jetën në shtëpi, ose që kanë ikur për kurim në Turqi dhe sërish nuk ia kanë dalë dot.

Në krahasim me Italinë, virusi në Shqipëri i ka prekur më shumë moshat më të reja. Mosha mesatare në Itali është 80 vjeç, kundrejt gati 69 vjeç në Shqipëri.

Në Itali, sipas Il Sole24 ore, gati 60% e jetëve të humbura i përkasin moshës mbi 80 vjeç. Në Shqipëri, pesha përkatëse është vetën 18.5%.

Mosha

Vdekje

Femrat vdesin më pak

Deri në 5 tetor, femrat përbënin 29.5% të jetëve të humbura nga Covid-19 (nga 31.5% në 3 shtator), në linjë me tendencën globale, ku gratë kanë shënuar rezistencë më të lartë ndaj koronavirusit, të lidhura kryesisht me hormonet femërore.

Mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën është 68.9 vjeç, pothuajse e njëjtë me atë të meshkujve.

Ndërsa mosha mesatare e meshkujve ka mbetur pothuaj e pandryshuar që nga fillimi i pandemisë, ajo e femrave është ulur ndjeshëm, nga 77 vjeç në fund të prill, në gati 69 vjeç në tetor.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: koronavifrusmosharritjeviktima

Të tjera

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Para

IKMT sërish aksion te Unaza e Re, nis shembja e disa objekteve

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip