Skip to content
Rajoni

E guximshme/ Fjalimi i parë shqip në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi replika me deputetët serb

· 2 min lexim

Shaip Kamberi guxoi të fliste shqip në parlamentin e Serbisë.Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin serb, mbajti fjalimin e parë shqip të bërë në Serbi, që nga koha e pas luftës . Në fjalën e tij Kamberi akuzoi shtetin serb për diskriminim ndaj shqiptarëve.

Kryeparlamentarja serbe Ivica Daciç,  u mundua disa herë ta ndërpresë  përfaqësuesin shqiptar, por ky i fundit vijoi të flasë në shqip ndaj vendimit të Gjykatës së lartë në Beograd, e cila ka rrefuzuar ta shpallë fajtor ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka bërë të ditur dhe fjalimin e plotë ku thekson se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

“Sot është e një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimit i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ““šiptar” si gjuhë urrejtje.  Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviç, që e ka cilësuar përdorimin e termit “šiptar” si nënçmues, fyes dhe shkelje  e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”- ka thënë ai.