Skip to content
Të Gjitha

E fundosi pasuria, KPA rrëzon gjyqtarin e Apelit Administrativ

· 1 min lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Apelit Administrativ, Artur Malajn.

Ky i fundit arriti që të kalonte në shkallën e parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, por nuk ia doli që të niste punën si gjyqtar.

KPA gjeti kontradikta të forta në deklarimet e pasurisë, shkruan ‘Balkanweb’.

Fillimish Malaj u konfirmua në detyrë më 3 gusht të 2018-ës, nga treshja, Genta  Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko.

Mirëpo Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nuk qe i bindur për vendimin e KPK dhe e ankimoi.

Ishte pasuria ajo që fundosi përfundimisht gjyqtarin e Apelit Administrativ.

Vetë Malaj hodhi dyshime se i janë shtuar shpenzime që nuk i ka bërë asnjëherë.

Ai ka drejtuar Gjykatën e Vlorës në vitet 2004-2013, si dhe ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Trupa e KPA që përjashtoi përgjithmonë nga drejtësia Malajn përbëhej nga kryesuesja, Rezarta Schuetz, relatori Sokol Çomo dhe Ina Rama, Ardian Hajdari e Luan Daci, anëtarë.