Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se u përdhunua nga i dashuri/ Detaje të reja nga ngjarja e Këlcyrës, e reja kishte dy lidhje paralele

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në fshatin Goricë të Këlcyrës, ku dyshohet se një 19-vjeçare është përdhunuar nga dy të rinj.

Denoncimi është bërë nga vetë 19-vjeçarja N.M.,  e cila ka deklaruar në polici, se njëri prej përdhunuesve ka qenë vetë i dashuri i saj.

“Panorama” shkruan, se vajza kishte dy lidhje të dashurie njëkohësisht.

I dashuri 18-vjeçar kishte mësuar për lidhjen tjetër dhe kishte mundur ta fotografonte në momente intime me djalin tjetër.

Më pas ai kishte nisur presionin, ku dyshohet se e kërcënonin vajzën me fotot intime, duke i kërkuar favore seksuale.

Nisur nga kjo situatë, vajza kishte takuar të mërkurën të dashurin e saj, i cili shoqërohej nga shoku i tij.

Debati përfundoi me përdhunimin e të resë, e cila ka bërë më pas denoncimin në polici.

Gjithashtu ajo ka akuzuar edhe 4 persona të tjerë për ngacmim seksual.