Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se po lante xhamat e dritares, gruaja bie nga kati dytë dhe ndërron jetë

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier.

Një grua ka rënë nga kati i dytë i një pallati, në lagjen “29 Nëntori”,duke gjetur vdekjen.

Sipas “Balkanweb”, viktima është 50-vjeçarja, Roza Deliu.

Kjo e fundit mendohet se ka qenë quke larë xhamat e dritares, kur ka rrëshqitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Informacioni paraprak

Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.