Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se përdhunoi të miturën, pranga 18-vjeçarit në Durrës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës.

Një 18-vjeçar ka rënë në pranga pas dyshimeve për përdhunim.

Policia ka dyshime se 18-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.