Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 25-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një helmimi të dyshuar me fostoksinë.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, i riu me inicialet Xh. G. u transportua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë helmimit.
Rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja nuk janë ende të qarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e veprimeve hetimore.