Skip to content
Të Gjitha

Dyshohet se i përket një gruaje, peshkatarët e Durrësit nxjerrin një kufomë nga deti

· 1 min lexim

Peshkatarët e Durrësit kanë gjetur mëngjesin e sotëm një kufomë.

Trupi i pajetë ra në rrjetat e tyre, rreth 6 milje larg Bishtit të Pallës.

Dyshohet se kufoma i përket një gruaje.

Në momentin që gjetën trupin, peshkatarët ndodheshin në 70m thellësi.

Policia shkencore ndërkohë ka nisur punën për identifikimin e trupit, i cili është i dekompozuar.

Nga këqyrja paraprake rezulton se trupi ka qëndruar për një kohë gjatë në ujë.