Skip to content
Kryesore

Dyshohet se goditi një nxënës në shkollë, procedohet mësuesja

· 1 min lexim

Një mësuese 55-vjecare po hetohet nga policia e Gjirokastrës, pasi dyshohet se se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.

Sipas policisë mësuesja është shtetasja me iniciale M.M, është mësuese në një shkollë 9-vjeçare.

Në këtë mënyrë ka nisur edhe procedimi penal për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Njoftimi i Policisë

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.