Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dyshime për manipulim vote/ Kush janë 12 kandidatët që kërkojnë pamjet filmike

19:21 19/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Me përfundimin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 11 majit, është përmbyllur edhe përbërja e Parlamentit të ri.

Partia Socialiste e Edi Ramës renditet me 83 mandate, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka siguruar 50 deputetë. Partia Socialdemokrate merr 3 mandate, Mundësia 2, ndërsa ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ dhe ‘Lëvizja Bashkë’ fitojnë nga një mandat secila.

Kandidaturat për deputetë në listat e hapura kanë shkaktuar përplasje të forta, veçanërisht në qarqet Tiranë, Durrës dhe Shkodër, ku janë shfaqur edhe dyshime për manipulim të votave preferenciale.

Kandidatët janë nisur menjëherë për të kërkuar pamjet filmike të procesit të numërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në Durrës, kandidati i PD-ASHM, Aulon Kalaja, i cili mori rreth 8 mijë vota preferenciale, nuk arriti të marrë mandat, pasi në vend të tij u përzgjodh Arjan Ndoj, ish-prokuror dhe kandidat i opozitës, duke ngjallur dyshime për manipulim.

Në Kukës, Shkëlqim Shehu, i cili bazuar në votat brenda vendit do të duhej të merrte mandat, humbi për shkak të votave të diasporës që ndryshuan renditjen, duke i dhënë mandatin Isuf Çelës.

Edhe Ilir Alimenhmeti, kandidat i PD-ASHM në Tiranë, kërkon pamjet filmike, duke ngritur dyshime mbi veprimet e numëruesve, përfshirë përfaqësuesit e PD dhe socialistëve.

Po ashtu, Altin Goxhaj, një tjetër kandidat i listës së hapur të PD-së në Tiranë, pretendon se votat e tij janë humbur, veçanërisht në Njësinë Administrative 9, pranë shkollës Sami Frashëri.

Ilirjana Kuçana nga Durrësi gjithashtu ka kërkuar të shohë pamjet filmike të numërimit. Ndër kandidatët socialistë në Tiranë, Blerina Gjylameti dhe Xhemal Qefalia po ashtu kërkojnë verifikim, pasi kanë mbetur jashtë Parlamentit, duke humbur përballjet me Olta Xhaçkën dhe Ornaldo Rakipin.

Etilda Gjonaj, gjithashtu nga radhët e PS, ka kërkuar pamjet për të vërtetuar rezultatin.

Në Shkodër, Adnan Shullani dhe Frrok Gjini nga PS kanë ngritur dyshime për manipulim votash, ndërsa PS ka marrë 4 mandate në këtë qark.

Nga partitë më të vogla, Rajmond Dervishi i koalicionit ‘Euroatlantik’ me Lulzim Bashën është kandidati i vetëm që ka ngritur pretendime dhe ka kërkuar pamjet filmike për votat e subjektit dhe preferenciale.

Djathtas 1912, nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt dhe në koalicion me LZHK të Dashamir Shehit, ka kërkuar gjithashtu pamjet filmike për votat në qarkun e Tiranës.

Po ashtu, demokratët e Sali Berishës dhe PL, pjesë e koalicionit PD-ASHM, pritet të paraqesin një seri kërkesash për verifikimin e procesit të numërimit të votave.

Në përgjithësi, procesi i numërimit ka nxjerrë në pah tensione dhe pretendime për manipulim në disa qarqe kyçe, ndërsa kandidatët vazhdojnë të kërkojnë transparencë dhe verifikim në KQZ.

Etiketa: manipulimvota

Të tjera

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit
Aktualitet

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit

Asnjë pushtet nuk mbahet vetëm nga ata që dalin në ekrane, firmosin tendera, japin urdhra apo bëjnë propagandë. Një sistem...

18:10 07/06/2026
BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
Aktualitet

BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

Kryeministri Edi Rama u ankua ndërsa mori pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor se Irani kishte sulmuar Shqipërinë...

16:15 07/06/2026
Para
Kërkoi kthimin e telefonit, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt

Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit

Bashkohuni në protestë! Punonjësit e shtetit nuk janë mburojë e pushtetit

18:10 07/06/2026
BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

BIRN: “Lufta hibride” si alibi e Ramës për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

16:15 07/06/2026
“Populizmi mund ta vrasë protestën më shpejt se Edi Rama”, 14 këshilla për protestuesit

“Populizmi mund ta vrasë protestën më shpejt se Edi Rama”, 14 këshilla për protestuesit

16:00 07/06/2026
Tragjedi në futbollin shqiptar, humb jetën në aksident 22-vjeçari Fatjon Bunjaku, sulmuesi i Elbasanit

Tragjedi në futbollin shqiptar, humb jetën në aksident 22-vjeçari Fatjon Bunjaku, sulmuesi i Elbasanit

12:35 07/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.