Skip to content
Të Gjitha

Dy punonjëset e spitalit të Rrëshenit me COVID-19, del përgjigja e analizave për stafin

· 1 min lexim

Dy të prekurit nga COVID-19 në Mirditë, janë punonjës në spitalin e Rrëshenit.

Sipas “Dosja.al”, për fat të mirë, asnjë person nga stafi mjekësor nuk është i infektuar.

Ata i janë nënshtruar analizave dhe për fat të mirë kanë rezultuar nëgativ.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, në mesin e të infektuarve, ishin edhe tre kryeinfermierë të spitalit Infektiv.

Ata janë shtruar në pavion dhe po u jepet ndihma mjekësore nga kolegët e tyre.

Gjithashtu u prek nga COVID-19 edhe mjeku Dhimitër Kraja, i cili u kthye pas 48 vitesh për të kuruar pacientët.

Aktualisht numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 259, në mesin e të cilëve 67 të shëruar dhe 15 viktima.

Në spitalin Infektiv janë shtruar 79 persona, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

Pjesa tjetër ndodhen në pavion, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Qyteti me numrin më të madh të të prekurve është Tirana me 140 , e ndjekur nga Durrësi me 29 dhe Fieri me 23.