Skip to content
Të Gjitha

Durrës/ Shkarkohet kreu i Kadastrës, e zëvendëson i akuzuari për grabitje të…

· 1 min lexim

Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Durrës, Artur Çobani. Nga burime jo zyrtare bëhet me dije se në vend të tij është vendosur Rezart Elmazi.

Çobani u emërua në këtë detyrë në 19 nëntor 2019, pas arrestimit të ish-drejtuesit Liridon Pula, që më pas u la i lirë nga Gjykata ë Apelit.

Çobani më herët ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme, po ashtu ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë, para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës.

Ndërsa Elmazi ka drejtuar ALUIZNI-n në Kamëz dhe Vorë, ndërsa më pas është komanduar edhe në hipotekën e Tiranës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka denoncuar kohë më parë Elmazin, si të përfshirë në grabitjen e pronave në Vlorë, ku ka drejtuar Hipotekën në këtë qytet.

Nuk dihet nëse ndryshimi në Kadastrën e Vlorës ka lidhje ose jo me procesin e vlerësimit që po i bëhet drejtuesve të institucioneve nga drejtuesit politikë të qarqeve të PS-së, që u caktuan nga Kryeministri Edi Rama, pak javë më parë.

/GazetaReforma.com/