Skip to content
Kronikë

Durrës/18-vjeçari tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një australiane

· 1 min lexim

Në një njoftim për shtyp Policia e Durrësit lajmëron se ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të rritur. Denoncimi në polici është bërë nga një shtetase 21-vjeçare australiane.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë,  shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia.