Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, identifikuar si Manuel Morella, i cili po merrte drogë me postë nga SHBA në Tiranë.
Shtetasi italian, i cili u kap në flagrancë, kishte në posedim një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, e cila ishte transportuar nëpërmjet shërbimit postar.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 442 gramë cannabis sativa, 20 mijë euro dhe 7 celularë.
Pakoja që ai mori kishte rreth 475 gramë lëndë narkotike dhe dyshohet të ketë ardhur nga SHBA. Vlera e lëndës së sekuestruar arrin në rreth 20,000 euro.
Policia e Tiranës ka vijuar operacionet e njëpasnjëshme kundër trafikut të lëndëve narkotike, dhe në këtë rast materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.