Skip to content
Bota

Drogë dhe pastrim parash: Policia italiane arreston 4 persona, mes tyre tre shqiptarë

· 1 min lexim

Policia italiane ka arrestuar katër persona mes tyre tre shqiptarë pasi akuzohen për trafikimin  e lëndëve narkotike.

Mediat italiane kanë njoftuar se të arrestuar janë tre të rinj shqiptarë, përkatësisht 22-vjeç, 24-vjeç  banues në Shqipëri dhe një 21-vjeçar dhe një shtetas zvicerian 26-vjeç me banim në Itali. Këta persona dyshohet se kanë marrë pjesë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës.

Arrestimi i tyre u arrit falë punës hetimore të kryer javët e fundit nga policia e qytetit Mendrisiotos. Në momentin e arrestimit policia italiane sekuestroi qindra gramë kokainë, si dhe disa mijëra franga. Ata do të akuzohen gjithashtu edhe për veprën penale të pastrimit të parave të drogës.