Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano takim me homologun italian, ja çfarë u diskutua

16:54 07/04/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotmr Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, mirëpriti sot homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini.

Vizita e sotme e Drejtorit Giannini u realizua në kuadër të deklaratës së mirëkuptimit të nënshkruar mes dy palëve, për ngritjen e tryezave të përbashkëta teknike mes drejtuesve të lartë të policive të të dy vendeve.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Italisë, Lamberto Giannini shoqërohej nga Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit – Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, Vittorio Rizzi; Drejtori Qendror i Emigracionit dhe Policisë Kufitare – Drejtor i Përgjithshëm Giuseppe De Matteis; Drejtori i Shërbimit Antiterror të Brendshëm – Drejtues i Lartë Eugenio Rodolfo Spina dhe Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë – Gjeneral i Armës së Karabinierëve Fabio Cairo.

Gjithashtu, pjesëmarrës në takim ishte edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Nano dhe Giannini vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive. Gjatë Tryezës u dakordësuan propozimet në interes të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, me qëllim rritjen akoma më shumë të operacioneve të përbashkëta, shkëmbimit të informacionit, monitorimit ajror që ka si qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, të goditjes së kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta etj.

Në fund të takimit, Nano dhe Giannini dhanë edhe një prononcim të shkurtër në lidhje me rezultatet e Tryezës Teknike:

Lamberto Giannini: “Patëm një takim tejet të frytshëm, që u zhvillua si gjithmonë në frymën e bashkëpunimit dhe sidomos në frymën e miqësisë. Gjatë këtij takimi, ne patëm rastin të diskutojmë për çështje nga më të ndryshmet, që janë me interes të përbashkët dhe që lidhen me luftën ndaj kultivimit të lëndëve narkotike, luftën ndaj terrorizmit, ndaj organizatave kriminale, gjithashtu edhe me luftën ndaj fenomeneve të radikalizimit. Gjithsesi, ne kemi arritur gjithashtu të përvijojmë edhe strategji konkrete shumë të frytshme për të dy vendet. Me këtë rast, do të doja të falënderoja këtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Gledis Nano dhe gjithashtu ambasadorin e Italisë, i cili është gjithmonë i pranishëm në të gjitha veprimtaritë dhe në të gjitha aktivitetet që zhvillohen në këtë drejtim”.

Gledis Nano: “Sapo përfunduam Tryezën Teknike të radhës, e cila tashmë është e instrumentalizuar si një takim që zhvillohet midis drejtuesve të Policisë shqiptare dhe asaj italiane. Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, z. Lamberto Giannini, diskutuam për disa çështje me interes të përbashkët, lidhur me krimin e organizuar, krimet e rënda, trafikun e paligjshëm dhe kontrabandimin e emigrantëve, po kështu edhe disa çështje që lidhen me terrorizmin dhe radikalizmin. Dua të them që takime të tilla janë të domosdomshme dhe janë shumë të dobishme, jo vetëm në nivelin drejtues të të dy policive, por edhe në nivelin teknik, duke shmangur kështu burokracitë dhe duke lejuar një bashkëveprim dhe bashkërendim të veprimeve dhe shkëmbim të informacionit dhe hetimeve tona të përbashkëta kundër aktiviteteve të paligjshme. Dua të falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm, për prezencën e tij, sot, këtu dhe të gjithë drejtuesve të tjerë të policisë italiane, dhe dua ta siguroj për vendosmërinë që Policia shqiptare ka për të vazhduar bashkëpunimin me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Faleminderit!”.

Të tjera

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve
Aktualitet

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Operatori One Albania po përballet me një valë të fortë reagimesh nga abonentët, jo vetëm për rritjen e tarifave me...

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës
Aktualitet

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Lungomares në Vlorë, ku një fëmijë rreth 4...

13:40 07/04/2026
Para
Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Dhurata Çupi: Shqipëria nuk mund të jetë Kolumbia e Europës!

Legalizimi i kanabisit mjekësor/ Dhurata Çupi: Shqipëria nuk mund të jetë Kolumbia e Europës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

Rrit tarifat dhe “pastron” ankesat, One Albania përballet me revoltë të hapur të abonentëve

15:33 07/04/2026
Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Pitbulli i lënë rrugëve sulmon 4-vjeçaren në Lungomare, i kap kokën dhe e plagos rëndë, dërgohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

13:40 07/04/2026
Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

Ofroi 20 mijë euro garanci për t’u liruar, GJKKO lë në burg Ilir Beqajn

12:04 07/04/2026
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik

11:20 07/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.