Skip to content
Të Gjitha

Drejtoresha infektohet me COVID-19, mbyllet kopshti në Korçë

· 1 min lexim

Koronavirusi vijon të infektojë stafin e mësuesve, edukatorëvë dhe drejtuesve  në shkollat dhe kopshtet e vendit tonë.

Ditën e sotme është konfirmuar pozitive me COVID-19 drejtoresha e kopshtit në qytetin e Korçës. Sipas “BallkanWeb” drejtoresha është izoluar në kushte shtëpie që prej ditës së premte dhe daljes së rezultatit dje, bashkia ka bërë të mundur edhe zbatimin e protokollit të sigurisë duke mbyllur kopshtin sot.

Gjithashtu mësohet se edhe personat që kanë patur kontakt me drejtoreshën janë vetizoluar në banesat e tyre. Ndërkohë menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para ajo është vetizoluar në banesë dhe nga tamponi i kryer ka rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pak më parë se në 24 orët e fundit janë  kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Sakaq janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.