Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Drejtësia e çakorduar e Ramës: Kur fadromat ndalen përballë tokave të Kastratit

18:38 23/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Edi Rama ka nxjerrë sërish fadromat. Pas Thethit, ku goditi në zemër të sezonit turistik, ka vendosur të spastrojë nga ndërtimet pa leje edhe Tiranën. Dhe nuk është ndalur diku rastësisht. Ndërhyrja e radhës ndodhi te lokalet pranë stadiumit “Air Albania”, ku Policia Bashkiake, IKMT dhe Policia e Shtetit u shfaqën si për aksion shtet-rrethimi.

U hoqën çadrat, u grumbulluan tavolinat dhe karriget, u boshatisën hapësirat që për vite ishin kthyer në ambient shërbimi për qytetarët. Dhe në thelb, u çmontuan biznese që, pavarësisht debateve për formalitetin e lejeve, kishin ndërtuar mbi hapësira private me qira ose kontrata me subjekte të treta.

Por ka diçka që nuk u prek. Diçka që s’e guxon as IKMT, as Policia, e as vetë Edi Rama ta sfidojë: tokën e uzurpuar përballë stadiumit nga Shefqet Kastrati. Aty ku, ndryshe nga lokalet e tjera që janë të ndërtuara në lidhje me prona private, Kastrati ka ngritur biznesin e tij pikërisht mbi tokë publike. Në një trotuar të shtetit shqiptar.

Madje, krahas tij, edhe një segment rruge anash i është “grabitur” Universitetit, kthyer në rrugë private për luksin e një oligarku. Asnjë çadër nuk është hequr. Asnjë gur nuk është lëvizur.

Si mundet që Edi Rama bën spektakël duke hequr çadrat e bizneseve të zakonshme, ndërsa nuk guxon të afrohet te prona e zaptuar nga Kastrati? A nuk është kjo pikërisht ajo që Rama pretendon të luftojë: uzurpimi i hapësirës publike, në emër të interesit privat? Ose, më saktë, vetëm kur interesi nuk është i një oligarku?

Në fakt, kjo nuk është as hera e parë, as rasti i vetëm. Kujtojmë se Kastrati ndër të tjera, ka ndërtuar pa asnjë ndëshkim pallate në mes të parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, duke prerë pisha dhe shkelur distancat ligjore për ndërtim, hapësira të përbashkëta dhe lartësitë e lejuara. Pallate që, në çdo vend normal, do ishin objekt hetimi dhe ndoshta shembje. Por në Shqipërinë e Edi Ramës, jo vetëm që nuk preken, por as nuk përmenden.

Rama jo vetëm nuk i shkon dot përballë Kastratit, por është kthyer në zbatuesin më të bindur të dëshirave të tij. Është e qartë se vendimet nuk merren më në Këshillin e Ministrave, por në zyrat e oligarkëve. Dhe sa herë që flitet për kontroll të territorit, “kontrolli” ndalet aty ku fillon prona e Kastratit.

Kjo është një qeveri e kapur, që përdor drejtësinë me filtra. Një shtet që heq tenda dhe çadra të kafeneve të zakonshme, por nuk çan dot as ajrin përballë “Perandorisë Oligarkike”. Një shtet që i shemb ndërtimet qytetarëve në veri e jug, por që zvarritet dhe hesht para një oligarku që grabit tokë publike në mes të kryeqytetit.

Nëse Edi Rama do të ndërtojë shtet ligjor, duhet të nisë pikërisht nga abuzimi më i madh: uzurpimi i tokës publike nga oligarkët. Deri atëherë, çdo aksion i IKMT-së është fasadë. Një spektakël i rremë i një shteti që i bie vetëm atyre që nuk kanë mbrojtje, ndërsa u shërben me devotshmëri atyre që e komandojnë nga pas perdes.

Në këtë teatër absurd, kryeministri nuk është më regjisori. Është thjesht aktori i bindur që luan rolin e “shtetit të fortë” përballë më të dobëtit, ndërsa shërben pa fjalë për më të fuqishmit.

Shqipëria s’mund të jetë as e drejtë, as e ndershme, për sa kohë që ka një drejtësi me dy standarde: një për qytetarët dhe një tjetër për oligarkët si Kastrati. Nëse i ka hyrë vërtet “luftës për ligjshmëri”, le të fillojë nga aty ku s’ka guxuar kurrë: nga trotuaret, rrugët dhe parqet që i janë grabitur qytetit nga miqtë e tij. Ca të nënës, ca të njerkës. Kjo nuk është drejtësi, është kapitullim!

Etiketa: edi ramandertimet pa lejereformaeditorialshefqet kastrati

Të tjera

Horoskopi sot, 13 shkurt 2023
Horoskopi

Horoskopi ditor: 15 gusht 2025

Dashi Dita shënon energji pozitive, veprime të qarta dhe potencial për sukses në projekte kreative apo marrdhënie. Tërhiq vëmendje për...

08:51 15/08/2025
Myslim Murrizi akuzon: Eduard Halimi mori 2.7 milionë euro nga “Bankers”, PD e PS të përfshira në aferë miliardëshe
Aktualitet

Myslim Murrizi akuzon: Eduard Halimi mori 2.7 milionë euro nga “Bankers”, PD e PS të përfshira në aferë miliardëshe

Myslim Murrizi ka hedhur akuza të forta për aferën “Bankers Petroleum”, duke e cilësuar si një nga skemat më të...

23:11 14/08/2025
Para
Nën masa të rrepta sigurie, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Nën masa të rrepta sigurie, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi ditor: 15 gusht 2025

08:51 15/08/2025
Myslim Murrizi akuzon: Eduard Halimi mori 2.7 milionë euro nga “Bankers”, PD e PS të përfshira në aferë miliardëshe

Myslim Murrizi akuzon: Eduard Halimi mori 2.7 milionë euro nga “Bankers”, PD e PS të përfshira në aferë miliardëshe

23:11 14/08/2025
Meta dyshon për zjarrvënie te Syri i Kaltër: “Për t’i hapur rrugë betonizimit të parkut”

Meta dyshon për zjarrvënie te Syri i Kaltër: “Për t’i hapur rrugë betonizimit të parkut”

20:24 14/08/2025
Plagosje me thikë mes adoleshentëve në Maliq, autori shoqërohet nga policia

Plagosje me thikë mes adoleshentëve në Maliq, autori shoqërohet nga policia

19:05 14/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.