Skip to content
Politikë

Dosja “Veliaj” / Biznesmeni Sokol Kryeziu paraqitet në SPAK

· 1 min lexim

Sokol Kryeziu është paraqitur në Gjykatën e Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Kryeziu, i cili ka qenë jashtë vendit, ka mbërritur sot në GJKKO, ndërsa emri i tij lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Ai ka blerë piktura me vlerë 50 milionë lekë në qendrën artistike “Harabel”, nga Xoxa.

Biznesmeni ndodhet nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.