Nesër pritet të hidhet shorti në Gjykatën e Posaçme për të përcaktuar trupën prej tre gjyqtarësh që do të gjykojë çështjen “Partizani”.
Vendimi i zbardhur i seancës paraprake është dorëzuar të premten nga gjyqtarja Flojera Davidhi, duke i hapur rrugë nisjes së procesit gjyqësor.
Nga shorti përjashtohen vetë Davidhi dhe Irena Gjoka, pasi kanë pasur rol në fazën e hetimeve dhe në seancën paraprake, ndaj nuk mund të jenë pjesë e trupës gjykuese.
Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë elektronike, fillimisht për kryesuesin e trupës dhe më pas për dy anëtarët e tjerë.
Ndërkohë, të hënën pritet edhe paraqitja e Sali Berishës për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, vendosur ndaj tij në kuadër të kësaj çështjeje.