Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dokumenti/ Tender 2.5 mln euro pa garë, ‘dhuratë’ nga Blendi Çuçi për ‘Salillarin’ dhe të akuzuarit për trafikant droge

20:42 10/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi shqiptarët për mundësinë e izolimit të dytë për shkak të pandemisë, qeveria e drejtuar prej tij vijon të shpërndajë tenderë me miliona euro për kompanitë, të akuzuara publikisht si “klientë të tij”.

Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Bledi Çuçi, shpalli së fundmi në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, fitues të një tenderi në dukje fiktiv, me vlerë rreth 2.5 milionë euro, kompaninë “Salillari” dhe “Praslin Investment”, pronarin e të cilës, Partia Demokratike e ka akuzuar për trafikant droge.

Në 28 Gusht 2020, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural shpalli tenderin “Rikonstruksion i godinës së QTTB Fushë Krujë dhe ndërtim godine”, me fond limit 275 milionë lekë të reja.

Në tender, sipas të dhënave zyrtare, kanë marrë pjesë 4 operatorë. Tre prej tyre, e konkretisht; “Elda Vl”, “Midea Albania” dhe “Rafin Company”, janë skualifikuar, pasi nuk kanë paraqitur asnjë ofertë ekonomike, duke forcuar dyshimet se e gjithë procedura ka qenë fiktive dhe se fituesi ishte i paracaktuar.

Në garë ka mbetur vetëm bashkimi i operatorëve “Salillari” dhe “Praslin Investment”, të cilët edhe janë shpallur fitues, me ofertën prej mbi 245 milionë lekë të reja pa TVSH (rreth 2.5 milionë euro bashkë me TVSH).

Kush janë fituesit?

“Salillari” është një prej kompanive që ka fituar pjesën më të madhe të “tortës së fondeve publike” gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Referuar të dhënave të portalit të specializuar “spendingdata”, kompania “Salillari rezulton se është shpallur fituese e procedurave të prokurimit publik në vlerë totale prej rreth 60 milionë euro, vetëm në periudhën 2015-2019.

“Salillari” është duke punuar në aksin e shumë-kontestuar të Unazës së Re në Tiranë, nga Pallati me Shigjeta deri tek Seshi “Shqiponja”.

Vlera e këtij rikonstruksioni është rreth 20 milionë euro, duke shënuar “rekordin absolut” negativ me kosto 10 milionë euro për një kilometër, shifër e paimagjinueshme edhe në vendet e zhvilluara europiane.

Kompania tjetër fituese e tenderit të Çuçit është “Praslin Investment”, në pronësi të biznesmenit Roland Ziu. Për këtë të fundit, Partia Demokratike të opozitë ka ngritur akuzat publike se është trafikant droge.

Në një konferencë për media, në Tetor 2019, përfaqësuesi i PD-së, Dorian Teliti, duke akuzuar qeverinë për dhënien me koncesion të porteve të jahteve në Kepin e Rodonit, deklaroi se “Kepin e Rodonit ia ka dhënë për 35 vjet Roland Ziut, i njohur nga mediat si trafikant ndërkombëtar droge. Prej vitesh ky trafikant është lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës. Para pak kohe, Erion Veliaj i dha atij koncesionin e terminalit jugor të transportit”.

Kepi i Rodonit, një ndër zonat më të frekuentuara nga turistët jo vetëm nga bukuritë natyrore por dhe për vlerat historike, do të jepet me koncesion për 35 vite, për ndërtimin e Portit të Jahteve, që do të pagëzohet “Marina Rodon”.

Në Tetor 2019, në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik u njoftua shpallja e fituesve, bashkimi i operatorëve “Praslin Investment” sh.p.k dhe “R&T” sh.p.k, me aksionerë Roland Ziun dhe Renis Tershana.

Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 35 vjet, ndërsa dy operatorët e shpallur fitues, në një garë që nuk pati konkurrentë, janë angazhuar sipas dokumenteve që të investojnë 883 milionë lekë pa TVSH për këtë port.

Koncesioni parashikon ndërtimin, vënien në përdorim dhe menaxhimin e portit të Jahteve “Marina Rodon”, që do të shërbejë si port turistik, me vendndodhje në vijën bregdetare jugore të Gjirit të Drinit, rreth 7 km larg Kepit të Rodonit.

/Burimi: Boldnews.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

Etiketa: blendi cucieurosalillaritender

Të tjera

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbyllë hetimin paraprak ndaj Spitalit Amerikan dhe Spitalit Hygeia, duke arsyetuar se nuk ka...

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Gazetari Elton Qyno ka dhënë detaje për atentatin e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, duke...

14:03 28/04/2026
Para

Sulmuesi Aubameyang dhe pasioni i tij për makinat luksoze, disa të tilla në oborrin e shtëpisë(FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

2 mijë euro për të mos arrestuar gruan e biznesmenit, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Rrugores Roven Zeka, dënon Tabakun dhe dy të tjerët

13:05 28/04/2026
U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

U arrestua për llogari të SPAK, Ervin Mata jetonte mes Brazilit dhe Paraguajit me dokumente false dhe lidhje me trafikun e kokainës, pritet ekstradimi në Shqipëri

11:16 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.