Skip to content
Të Gjitha

Dokument zyrtar kundrejt ryshfetit, “harta” çon në pranga topografin vlonjat (Emri)

· 2 min lexim

Një 52-vjeçar në Vlorë me detyrë topograf ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.  Në kuadër të finalizimit të operacionitë koduar me emrin “Harta” është arrestuar 52-vjeçari, i cili ka pajisur një shtetas me dokument zyrtar, në këmbim të ryshfetit.

52-vjeçari akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”.  Bëhet me dije se 52-vjeçari Admir Gozhupa ushtronte detyrën e tij si topograf  pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë.   Hetimi për topografin që shkeli ligjin, zgjati 1 muaj.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë së shtetit:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.