Skip to content
Aktualitet

Dogji ullinjtë në Vlorë, Policia arreston 37-vjeçarin

· 2 min lexim

Një sipërfaqe e madhe ullinjsh u dogj dje në hyrje të qytetit të Vlorës. Videot u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa ka reaguar edhe Policia.

Nëpërmjet një deklarate, ajo sqaron se është arrestuar shtetasi me inicialet H. Xh., 37 vjeç, banues në Nartë. Ky i fundit nga pakujdesia gjatë pastrimit të territorit, ka djegur pjesërisht 4 pemë (ullinj) në pronësi të shtetasit Dh. S, 85 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË

Duke marrë shkas nga një video e publikuar në mediat online, ku paraqitet një shtetas i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa ullinjve, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, shtetasin H. Xh., 37 vjeç, banues në Nartë, Vlorë, pasi nga pakujdesia gjatë pastrimit të territorit, janë djegur pjesërisht 4 pemë (ullinj) në pronësi të shtetasit Dh. S, 85 vjeç, banues në Nartë, Vlorë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi H. Xh., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Vlorës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/GazetaReforma.com/