Skip to content
Kryesore

Dogjën një lokal në Fier, në pranga 5 të rinjtë

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar pesë të rinj si autorë të dyshuar të djegies së një lokali në plazhin e Darëzezës, ndodhur më 30 mars 2025, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Pas hetimeve, janë ndaluar:

• A. T., 23 vjeç
• E. M., 20 vjeç
• A. S., 20 vjeç
• E. L., 19 vjeç
• D. L., 19 vjeç

Për shtetasin A. R., 19 vjeç, po vazhdojnë kërkimet.

Hetimet janë në vijim për të sqaruar motivet e djegies dhe përgjegjësinë e secilit të dyshuar. Materialet janë referuar Prokurorisë së Fierit për akuzën e “Shkatërrimit të pronës me zjarr” në bashkëpunim.