Skip to content
Aktualitet

“Do paguaj dy shqiptarë dhe do të vras”, 82-vjeçarja kërcënon mbesën

· 1 min lexim

Një 82-vjeçare italiane ka kërcënuar me vdekje mbesën e saj dhe të dashurin e mbesës.

Mesazhin kërcënues, gjyshja e ka shkruar në një letër dhe e kishte lënë në supermarketin ku punonte e mbesa.

Në fletë shkruhej se “do të marr dy shqiptarë e do t’ju vras”. Mbesa e të moshuarës pasi ka parë mesazhin kërcënues, e ka paraqitur atë në gjykatë.

E moshuara akuzonte mbesën dhe të dashurin e saj se ia kishin marrë dy apartamente, që dikur kanë qenë në pronësinë e saj.

Gjyshja më së tepërmi acarim kishte me të dashurin e mbesës, të cilin e akuzonte si mashtrues. Mësohet se moshuara është shprehur se i riu ka përvetësuar pasurinë që ajo kishte.

Rasti tashmë ka kaluar në gjykatë dhe do të hetohen dëshmitë e të treja palëve.