Skip to content
Të Gjitha

“Do mbroj prokurorët nga sulmet e padrejta”, Arben Kraja tregon ambiciet e tij për kreun e SPAK

· 2 min lexim

Kandidati i tretë dhe i fundit në garën për kreun e SPAK, Arben Kraja, shpalosi ambiciet e tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kraja gjatë fjalës së tij vuri theksin te eksperienca, e cila sipas tij, do t’i garantojë suksesin.

Ai premtoi se do të mbrojë prokurorët nga sulmet e padrejta.

Sipas Krajës, deri më tani, ka pasur rrjedhje të madhe informacioni në media.

Ndër të tjera prokurori shtoi, se ka punuar me ndërkombëtarët për draftin e sekuestros parandaluese dhe imunitetin e zyrtarëve të lartë.

Pjesë nga fjala e Krajës

Do të paraqes në mënyrë të përmbledhur vizionin tim për drejtimin e SPAK. Jam i ndërgjegjshëm për punën që na pret për ngritje dhe efektivitetit e kesaj strukture. Vlerësoj KLP per menyren profesionale dhe transparente ne perzgjedhjen e prokuroreve per SPAK dhe sot per garen per drejtuesin e SPAK-ut. Kam eksperience drejtimi e cila garanton suksesin tim ne drejtim te institucionit. Drejtuesi do te kete eksperienca manexheriale, njohuri administrative, financiare. Kam bashkepunuar me organizatat nderkombetare per draftimin per sekuestros parandaluese, imuniteti i zyrtareve te larte. Në cilësinë e drejtuesit do të mbroj prokurorët nga sulmet e padrejta. Drejtuesi duhet të ketë sjellje të ekuilibruar. Ka patur rrjedhje informacioni në media. Mendoj se duhen rinovuar edhe marrëveshjet me ndërkombëtarët.