Skip to content
Politikë

‘Do jetojmë në çadër’/ Përgjigjet Kryemadhi pas daljes në gjykatë me bastun

· 1 min lexim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u paraqit këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ecur me ndihmën e një bastuni.

Apeli i GJKKO vendosi të shpallë nesër në orën 11:00 vendimin për ankimin e Kryemadhit.

E pyetur nga gazetarët, deputetja e PL tha vetëm: “kështu e ka jeta”.

Ajo theksoi se ishte e sigurt që çështja do të kalonte në Strasburg.

Gazetarët e pyetën Kryemadhin se ku e kishte lënduar këmbën, dhe ajo u përgjigj:

“Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.”

Ndërsa kur u pyet për vendin ku do të jetojë, ajo tha:

“Po punë e madhe, do jetojmë në çadër.”