Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Djali i tij akuzohet për 137 kg kokainë, Ilir Malindi shpërthen para gazetarëve: Porositësi është shteti

13:34 24/10/2019
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë ‘Arrest me burg ndaj biznesmenit, Gentian Malindi, i cili akuzohet si pritësi i 137 kg kokainë në portin e Durrësit.

Babai i tij, avokati Ilir Malindi, ka reaguar ashpër për akuzat ndaj djalit të tij.

Ai pretendon se i njeh porositësit e vërtetë, por nuk ka përmendur emra.

Sipas avokatit, kemi të bëjmë me një organizatë kriminale, që është pjesë e Prokurorisë.

Më tej ai ka shtuar, se porositësi është vetë shteti, duke filluar që nga Këshilli i Ministrave.

Malindi sqaron se i biri do të dorëzohet, kur të bëhen kallëzimet ndaj Ardian Veliut dhe policisë, për shpërdorim detyre.

“ Nëse veprojnë kështu kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që është pjesë në Prokurori.  Është e pamundur që në të njëjtën ditë të kishin të dyja procesverbalet. Ne do të kërkojmë për ata hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Nuk ecet me drejtësi me këto poshtërsi. Porositësi i ngarkesës është dikush tjetër. Unë po ju them diçka, që në 137 kg kokainë, vlera shkon në 11 milionë euro, në Pire u kapën edhe 700 kile të tjera  dhe vlera shkon në 45 milionë, ku i gjeta unë, ai, gjithë këto para. Tani porositësit e vërtetë është shteti vetë që është një mafia e organizuar. Organizatë e strukturuar kriminale janë ata që nga Këshilli i Ministrave e poshtë, e kanë katandisur këtë vend në një skëterrë. Mendja ime më shkon lart. Gentiani do të dorëzohet kur të paraqiten provat, pasi të bëjmë ne kallëzimet ndaj Ardi Veliut dhe Policisë. Po nuk hynë prokurorë dhe gjyqtarë në burg për veprimet e tyre këtu nuk do të drejtësi në vend.”, u shpreh ai.

Gentian Malindi pak kohë më parë i ka dërguar një letër Apelit për Krimet e Rënda, ku sqaron se gjithçka është një hakmarrje.

Ai dhe familja e tij, pretendojnë se prokuroria dhe policia kanë manipuluar provat dhe dëshmitë.

Kujtojmë këtu se më 27 shtator në portin e Durrësit u seksuestruan 137 kg kokainë, të cilat ndodheshin në motorrët frigoriferikë, në 4 kontenierë bananesh.

Lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori dhe ishte pikasur më parë në Pire.

Në Greqi autoritetet zëvendësuan kokainën me oriz dhe gips dhe më pas vendosën GPS.

Etiketa: gentian malindiilir malindikokaine

Të tjera

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE
Aktualitet

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler deklaroi në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian se zhvillimet e fundit në Shqipëri,...

13:49 26/02/2026
SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”
Aktualitet

SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rilexuar pretencën për dosjen “Metamorfoza”, duke kërkuar dënime me burg...

13:30 26/02/2026
Para

Policia shqiptare blindon kufirin, pritet ardhja e ekstremistëve grekë për 1-vjetorin e Kacifas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

Eurodeputeti gjerman në PE: Rasti Balluku, provë se korrupsioni rrezikon integrimin në BE

13:49 26/02/2026
SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 9 për ish-shefin e policisë në dosjen “Metamorfoza”

13:30 26/02/2026
Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

Nga “nuk mbrojmë askënd” te mbrojtja me çdo kusht e Ballukut, Rama përmbys qëndrimin ndaj drejtësisë

10:46 26/02/2026
Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

Turqit presin skuadrën serbe me flamurin e Kosovës, shpërthejnë tensionet në Euroligë

10:01 26/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.