Skip to content
Të Gjitha

Djali 44-vjeçar vret me thikë nënën dhe plagos vëllanë, ishte me probleme mendore

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit.

Mësohet se rreth orës 18:00 në fshatin Buçimas, gjatë një sherri mes vëllezërve Olsi Çekiçi 44-vjeç ka goditur disa herë me thikë nënen e tij Firses Çekiçi. Nga goditjet e shumta dhe plagët e marra 70 vjeçarja Çekiçi nuk ka mundur të mbijetojë.Ndërkohe ka qëlluar edhe vëllan e tij, i cili mori disa plagë në kokë por që ndodhet në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe arrestoi 44 vjeçarin i cili njihet si problematik dhe  është me probleme mendore por edhe konsumues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë 

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.