Skip to content
Të Gjitha

Dita e tretë e grevës së urisë, rëndohet gjendja shëndetësore e punëtorëve të nënstacionit të Poçemit

· 2 min lexim

Punëtorët e nënstacionit të Poçemit kanë hyrë në ditën e tretë të grevës së urisë.

Ata shprehen se deri më tani nuk ka ardhur askush që t’i shohë dhe asnjë institucion nuk është interesuar për 27 pagat, të cilat nuk i kanë marrë.

Pranë tyre ndodhen mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit për t’u kujdesur për gjendjen e tyre shëndetësore.

Doktori Shefqet Zylali shprehet se gjendja shëndetësore e punëtorëve po rëndohet dhe kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Më 31 dhjetor 18 punonjësve të nënstacionit iu është prishur kontrata.

Gjithashtu edhe punëtorët e rafinerisë së Ballshit që furnizohen nga ky nëntacion kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Ata gjithashtu kanë deklaruar se do të futen në grevë, pasi kanë 6 muaj pa marrë rrogat.

Rafineria e Ballshit, e administruar nga “Tosk Energji” është mbyllur në muajin shtator.

Që prej asaj kohe, punëtorët kanë dalë në protestë, për të kërkuar 6 pagat e prapambetura.

Nga mbyllja e rafinerisë kanë mbetur pa punë më shumë se 800 punëtorë.

Bankers në reagimin e saj, ia ka hedhur fajin “Tosk Energji”, për të cilën pretendon se ka shkelur kontratat, duke e detyruar që naftën ta kalojë për eksport.