Skip to content
Bota

Dita e 12-të e luftës! Çfarë po ndodh në Ukrainë

· 2 min lexim

Në Ukrainë shënohet ditë e dymbëdhjetë e luftës, ndërkohë që situata paraqitet sërish alarmante.   Sipas zyrtarëve amerikanë që folën për Wall Street Journal, Kremelini po rekruton sirianë për të luftuar në Ukrainë.

Ndërkohë që për të lejuar evakuimin e civilëve, Rusia është shprehur se  po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev.  Një sulm rus të dielën në Irpin vrau një familje, dhe i revoltuar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve.

Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.  Ka pasur bombardime të reja ruse në qytetin port jugor të Mykolaiv

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar do t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke i dhënë 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë në mes të pushtimit rus.

Pasojat e luftës Rusi-Ukrainë po i ndjejnë shumë shtete të tjera përfshirë edhe vendin tonë, ku çmimi i miellit dhe Karburanit ka arritur në “stratosferë”.

Rusia si furnizuesja më e madhe e gazit dhe Ukraina që njihet për prodhimin e grurit dhe eksportin masiv të miellit, të ndodhura në gjendje lufte kanë shkaktuar krizë dhe mungesë të theksuar në shumë vende.

Çmimi i karburantit ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë ditëve të fundit, teksa të shtunën arriti vlera rekord në tregjet me pakicë, ku një litër varionte nga 230-239 lekë/liter.Praktikisht, në 1 litër karburant, janë rreth 123.5 lekë taksa.