Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dieta të reja, probleme të vjetra: Rreziqet e mungesës së jodit për shëndetin

08:22 07/12/2024
Reading Time: 3 min lexim
Dieta të reja, probleme të vjetra: Rreziqet e mungesës së jodit për shëndetin

Mungesa e jodit, një problem që dikur ishte i zakonshëm, po rikthehet me pasoja të rënda, sidomos për zhvillimin e trurit të foshnjave.

Pa jod, gjëndra tiroide nuk mund të prodhojë hormonin e nevojshëm për zhvillimin e trupit dhe trurit. Dëmtohen funksionet mendore, duke çuar në një humbje të mundshme deri në 15 pikë IQ.

Për më tepër, mungesa e jodit mund të shkaktojë ënjtje të qafës, një simptomë e dukshme, por pasojat më të rënda janë ato që nuk shihen.

Në të kaluarën, kjo mangësi ishte shumë më e zakonshme. Para një shekulli, në Miçigan, një në tre nxënës shkolle kishte ënjtje të qafës. Po ashtu, në Britani, struma ishte aq e përhapur saqë përdorej termi “qafa Derbyshire” për ta përshkruar atë.

Megjithatë, përparimet në ushqim, si përforcimi i disa produkteve me jod, kanë kontribuar në zvogëlimin e rasteve të mungesës së jodit. Nga 113 shtete me nivele të pamjaftueshme të jodit në vitin 1990, në vitin 2020, ky numër ra në 21.

Përkundër kësaj, në disa shtete të pasura po vihet re një rënie e nivelit të jodit mes popullatave, veçanërisht në SHBA.

Përqendrimi i jodit në urinë tek të rriturit është rënë nga 300 mikrogramë për litër në vitet 1970, në 116 mikrogramë në vitin 2020, duke u afruar me kufirin e pamjaftueshmërisë (100 mikrogramë për litër). Në rrezik janë gratë shtatzëna, të cilat kanë nevojë për nivele më të larta të jodit për të siguruar shëndetin e tyre dhe zhvillimin normal të fetuzit.

Një nga arsyet e kësaj rënieje është ndryshimi i dietës. Shumë njerëz e marrin jodin kryesisht nga kripa e jodizuar, që është e zakonshme në disa vende, por jo e detyrueshme kudo.

Kripa në ushqimet e përpunuara zakonisht nuk është e jodizuar, dhe kripat natyrore, si kripa rozë e Himalajës, janë të mangëta në jod. Po ashtu, me rritjen e veganizmit dhe konsumimit të ushqimeve miqësore ndaj mjedisit, ka rënë edhe konsumimi i peshkut dhe mishit, burime të natyrshme të jodit.

Për shkak se fermerët e qumështit u japin jod kafshëve për të mbajtur shëndetin e tyre, produktet e qumështit janë një burim tjetër i jodit, veçanërisht në vendet si SHBA dhe Britani.

Sidoqoftë, llojet e tjera të qumështit që po shiten gjithnjë e më shumë, si qumështi alternativ (p.sh., qumështi pa laktozë ose i bazuar në bime), shpesh nuk përmbajnë jod.

Një nga zgjidhjet që mund të implementohet nga qeveritë është përforcimi i produkteve ushqimore që konsumohen më shpesh nga grupet e varfëra të popullsisë, si alternativat e qumështit dhe kripa në ushqimet e përpunuara.

Shtimi i jodit në bukë, siç bëhet në Australi dhe Danimarkë, mund të ndihmojë gjithashtu. Kompanitë ushqimore mund të shfrytëzojnë mundësinë për të përmirësuar shëndetin e konsumatorëve, pa pritur që ligjet të bëhen të detyrueshme. Po ashtu, mund të ofrohen suplemente të jodit, veçanërisht për gratë shtatzëna.

Një tjetër masë e mundshme është informimi më i mirë i publikut për rëndësinë e jodit dhe përdorimin e tij të duhur. Në rajonet me nivele të ulëta të jodit në tokë, fermerët mund të inkurajohen të shtojnë jod në ushqimin e kafshëve për të përmirësuar cilësinë e produkteve bujqësore.

Në përgjithësi, përmirësimet në programet e jodizimit kanë pasur ndikim të madh pozitiv në shëndetin global. Nga vitet 1993 deri në 2019, përforcimi i kripës me jod ka parandaluar rreth 720 milionë raste të mungesës së jodit, duke përmirësuar zhvillimin konjitiv dhe fuqinë ekonomike, me një përfitim të vlerësuar prej 32 miliardë dollarësh në vit./Monitor

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dietaJodrreziqet

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Mjeku: Viroza është reagim i sistemit imunitar

Mjeku: Viroza është reagim i sistemit imunitar

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip