Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Diaspora për Shqipërinë e Lirë “godet” Ramën: Po minon paanshmërinë e Gjyqësorit

10:21 17/02/2025
Reading Time: 4 min lexim

Organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ka dënuar sulmet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kryeministrit Edi Rama dhe mediave pranë qeverisë ndaj prokurorit Olsi Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani.

Sipas DPSHL, deklaratat denigruese dhe presioni ndaj SPAK-ut nisën të hënën, pas arrestimit të Veliajt për korrupsion pasiv në nëntë raste dhe pastrim parash.

Organizata ka kërkuar reagim nga institucionet, duke theksuar se kërcënimet dhe fushatat denigruese rrezikojnë parimin e paanshmërisë dhe autoritetin e gjyqësorit.

Në notën e protestës, DPSHL e cilëson të papranueshme retorikën e përdorur kundër gjyqtarit Bani dhe prokurorit Dado.

“Të nderuar përfaqësues të institucioneve, misioneve dhe mediave në Shqipëri,
Ne, qytetarët shqiptarë të Diasporës, të angazhuar për mbrojtjen e parimeve të shtetit të së
drejtës dhe integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë
për sulmet e vazhdueshme publike kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që po trajtojnë
çështje të rëndësishme penale dhe korrupsioni.

Publikimet dhe deklaratat denigruese të përhapura në media, të cilat cënojnë drejtpërdrejt
profesionalizmin, autoritetin dhe pavarësinë e magjistratëve, bien në kundërshtrim flagrant
me parimin e shenjtë të “Ruajtjes së autoritetit dhe paanshmërisë së gjyqësorit” (Maintaining
the authority and impartiality of the judiciary), i cili mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), si dhe Kodi Penal dhe Kodi i
Procedures Penale të Republikës së Shqipërisë. Një shtet i së drejtës, dhe kandidat për tu
anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk mund të tolerojë këto praktika që minojnë besimin e
publikut tek drejtësia dhe ndihmojnë të krijojnë presion mbi magjistratët, për të devijuar trajtimin
e çështjeve me interes të lartë publik.

Deklaratat e bëra pas arrestimit të tij, nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe
deklarata të mëparshme kundër sistemit të drejtësisë të bëra nga politikanë të tjerë të
pozitës dhe opozitës, minojnë parimin e shtetit të së drejtës dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor.
Shpesh deklaratat e tyre përbëjnë vepër penale sipas Nenit 318 të Kodit Penal i cili sanksionon
se: “Fyerja e gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose anëtarit të
arbitrazhit, për shkak të veprimtarisë së tyre në një çështje, përben kundërvajtje penale dhe
dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.”

Së fundmi, një skandal i rëndë ka përshirë mazhorancën qeverisëse, ku Kryeministri i
Republikës së Shqipërisë i ka drejtuar një deklaratë të papranueshme një institucioni
kushtetues si SPAK dhe tërë sistemit të drejtësisë, duke deklaruar: “Mos të gabojnë të
kërkojnë telefonin tim.” Një sjellje e tillë minon shtetin e së drejtës dhe shpresat e Shqipërisë
për integrimin e vërtetë në BE, pasi synon të pengojë institucionet e drejtësisë në detyrën e tyre
dhe të nxisë pandëshkueshmërinë, duke dhënë mesazhin se dikush në Shqipëri mund të jetë mbi
ligjin, qofshë ky edhe Kryeministri.
U bëjmë thirrje mediave që të jenë mjaft të kujdesshme dhe të respektojnë standardet e
vendeve të zhvilluara dhe të Bashkimit Evropian, duke ushtruar autocensurë dhe kujdes kur
bëhet fjalë për mbrojtjen parimit kushtetues të autoritetit të pushtetit gjyqësor. Mediat nuk
duhet të publikojnë kurrësesi deklarata nga persona në hetim, të pandehur ose avokatët e
tyre në lidhje me çështje që janë në proces hetimi apo gjyqësor, duke shmangur kështu
ndikimin mbi opinionin publik dhe proceset e drejtësisë.

KÈRKOJMË ME URGJENCË:
1. Deklaratë publike nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që
të denoncojnë dhe të dënojnë sulmet e padrejta kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, si
dhe të riafirmojnë mbrojtjen institucionale ndaj pavarësisë së gjyqësorit.
2. Deklaratë nga Prokuroria e Posaçme SPAK, ku të paralajmërohet se do të ndjekë rrugë
ligjore për ndalimin e deklaratave dhe publikimeve që dëmtojnë hetimet dhe cenojnë
figurën e magjistratëve, duke përfshirë fillimin e ndjekjes penale për fyerjen e
magjistratëve.
3. Në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, paraqitjen nga Prokuroria e
Posaçme SPAK, në gjykatë, të një kërkese ligjore për ndalimin e publikimit të
deklaratave nga persona në hetim, të pandehur dhe avokatët e tyre në media
publike, për aq kohë sa deklaratat ndikojnë në pavarësinë e drejtësisë dhe procesin e
rregullt ligjor.
Pse kërkojmë këto masa?
Për të mbrojtur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që përballen me presione të
padrejta. Për të garantuar një proces penal të drejtë, të paanshmëm dhe larg ndikimeve politike apo
mediave.
Për të forcuar besimin e qytetarëve tek reforma në drejtësi dhe sundimi i ligjit.
Ne, Diaspora për një Shqipëri të lirë dhe të drejtë, do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër
zhvillimet dhe do të denoncojmëm këdo që minon institucionet e drejtësisë dhe rrezikon të
ardhmen demokratike dhe Europiane të Shqipërisë”, thuhet në deklaratë.

Etiketa: Diaspora per shqiperine e lirerama

Të lidhura

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”
Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga...

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Para
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013

Berisha zbulon letrën që i ka dërguar Altin Dumanit pas vizitës në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

Samiti i BE në Tiranë, cilat janë rrugët që do të “paralizohen”

16:57 13/05/2025
Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.