Diaspora ‘nuk tërhiqet’, sot sërish protestë para Kryeministrisë
Shqiptarë të diasporës do të protestojnë sërish sot para godinës së Kryeministrisë siç paralajmëruan edhe dje.
Tubimi mësohet se do të nisë rreth orës 12:00.
Protestës së emigrantëve shqiptarë, të zhvilluar ditën e djeshme iu bashkuan edhe një grup studentësh si dhe banorët e zonës së Unazës së Re. Këta të fundit kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.

Pavarësisht se Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk i dha leje emigrantëve për protestën, ata përcollën mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.
Një prej kërkesave të diasporës është edhe vota e tyre në zgjedhje.