Skip to content
Aktualitet

Dhunimi i qytetares në Divjakë, Meta: Nesër referendum pro paqes e bashkëjetesës demokratike

· 2 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për ngjarjen e sotme në Divjakë, ku një qytetare denoncoi dhunën që u ushtrua ndaj saj nga shefi i komisariatit.

Në një postim ne Facebook, Meta shkruan se Shqipëria do të ketë nesër një referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore si shtetas të barabartë para ligjit. Meta thotë se barazia e votës garanton barazinë para ligjit. Presidenti është shprehur se sovrabi është nisur që të marrë në duart e tij vullnetin e tjetërsuar nga dhuna. Sipas tij ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse kallëzimet do të ishin hetuar në kohën e duhur.

Postimi i plotë i Metës:

Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit.

Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit.

Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë.