Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhjetëra ushtarë lirohen gjatë shkëmbimit të robërve mes Kievit e Moskës

16:24 04/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Zyrtarët ukrainas njoftuan se dhjetëra robër lufte u shkëmbyen të shtunën. Mes tyre edhe shumë ushtarakë që patën rezistuar në qytetin Mariupol, të rrethuar prej muajsh nga forcat ruse dhe që u shndërrua në rrënoja. Pala ruse njoftoi për një “kategori të veçantë” robërish rusë të dorëzuar nga Ukraina, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Dhjetëra rusë dhe ukrainas janë rikthyer në shtëpi pas një shkëmbimi të robërve të luftës, thanë të shtunën zyrtarët e të dyja palëve.

Ndihmësi i presidentit ukrainas Andriy Yermak njoftoi me një mesazh në Telegram se ishin liruar 116 robër ukrainas.

Ai tha se ndër robërit e liruar ishin ushtarakë që kishin rezistuar në Mariupol gjatë rrethimit disa mujor që e shndërroi këtë qytet në rrënoja, si dhe luftëtarë guerilas nga rajoni Kherson dhe snajpera të kapur gjatë betejave të ashpra për qytetin Bakhmut.

Zoti Yermak njoftoi gjithashtu se i ishin dorëzuar Ukrainës trupat e punonjësve britanikë të ndihmave, Andrew Bagshaw dhe Chris Parry. Ata u vranë gjatë përpjekjeve në janar për një operacion evakuimi humanitar në Ukrainën lindore, pati njoftuar më parë familja e zotit Parry.

Zyrtarët rusë njoftuan se 63 ushtarakë rusë ishin kthyer nga Ukraina, ndër ta edhe disa të burgosur “të një kategorie të veçantë” për të cilët ishte ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Deklarata e qarkulluar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ofron detaje të mëtejshme për këta robër “të kategorisë së veçantë”.

Rusia ka integruar zyrtarisht zonat e pushtuara të Ukrainës, në Distriktin Ushtarak Jugor të Rusisë, tha të shtunën Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm të zbulimit. Lajmi për këtë integrim u dha nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, e cila njoftoi se rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhia dhe Kherson po kalohen nën komandën me tre yje me seli në Rostov-on-Don. Raporti thotë se sidoqoftë ky ndryshim “nuk duket se do të ketë një ndikim të menjëhershëm” tek sulmi i Rusisë në Ukrainë./VOA

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Bordi nuk gjen “qetësi”, ndryshon sërish çmimin e karburanteve në vend

Bordi nuk gjen "qetësi", ndryshon sërish çmimin e karburanteve në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.