Skip to content
Të Gjitha

Detajet/ I doli tamponi negativ: Vëllai infekton të motrën shtatzënë, vjehrrën e saj dhe 2-vjeçarin

· 2 min lexim

Pasditen e kësaj të mërkure, një vajzë shtatzënë e infektuar nga koronavirusi është sjellë me urgjencë në spitalin Covid-1, pas përkeqësimit të gjendjes së saj.

Fillimisht u raportua se ajo kishte ardhur te prindërit në kryeqytet dhe më pas është kthye sërish në Fier, ku jetonte me familjen e burrit, ku mendohet se ka infektuar vjehrrën dhe djalin e saj 2-vjeçar.

Mediat raportuan se e reja bashkë me të birin janë sjellë sot në Tiranë për një trajtim të specializuar.

LEXO: Fëmija i parë që shtrohet në spital, vajza shtatzënë nga Fieri dhe djali 2 vjeç dërgohen te Infektivi 

Së fundmi, Dosja.al ka zbardhur zinxhirin e infektimit të gruas shtatzënë, pasi ka mësuar se gruaja në fjalë, ishte kthyer nga Suedia, ku jeton me bashkëshortin, për të takuar familjen e saj, para se të shpërthente epidemia, por mbyllja e kufijve e la në Shqipëri.

Gjatë kontrolleve të kryera për shkak të shtatzanisë, e reja zbuloi se ishte e infektuar me Covid-19 dhe mendohet se personi që ia kishte transmetuar virusin është i vëllai, të cilit tamponi i parë i kishte dalë negativ.

Kështu, në familje janë katër të infektuar: nusja, i vëllai, djali 2 vjeçar, dhe vjehrra.

Aktualisht mësohet se e shtruar në spital ndodhet vetëm gruaja shtatzëne, kurse i vogli ndodhet në shtëpi.

Bilanci i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 832 të infektuar, 595 të shëruar dhe 31 viktima, teksa qeveria ka nisur hapjen graduale të bizneseve.