Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja/ Policia e Tepelenës arreston shokun e ngushtë të Sokol Ramës si i dyshuar për vrasjen

· 1 min lexim

Një tjetër vrasje e dyshimtë është zbuluar disa ditë më parë ku i vdekur ka mbetur shtetasi, Sokol Rama, por ditën e  sotme Policia e Tepelenës ka arrestua edhe të dyshuarin e parë, shokun ngushtë të Ramës, Roland Milo, nga fshati Miçan i Përmetit.

Dyshimet e para të policisë se ka qenë vet Milo ai që e ka kryer aktin, i cili duhet thënë se ka pasur marrëdhënie të ngushtë, shok e bashkëpunëtor, me viktimën.

Ajo çfarë është vënë re nga policia është se të dy, si Milo ashtu edhe Rama janë në listën e personave me precedent kriminalë edhe pse akoma nuk janë bërë të ditura detaje të tjera.

Mësohet se Roland Milo është arrestuar në Tiranë, në fshatin Vaqar tek shtëpia e motrës së tij.

Sokol Rama është shpallur i zhdukur që prej dy javësh dhe uniformat blu kishin nisur kërkimet për ta gjetur. Por trupi i Ramës u gjet paraditen e djeshme në një zonë të Malëshovës në Këlcyrë.