Skip to content
Bota

Detaje të reja nga helmimi i liderit rus Navalny, zbulohen gjurmë të agjentit nervor Novichok në një shishe uji

· 2 min lexim

Ekipi i të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, ka zbuluar gjurmë të agjentit nervor Novichok, në një shishe uji në dhomën e hotelit ku qëndronte Aleksei para se të helmohej.

Navalnyt i është përkeqësuar gjendja në një fluturim në Siberi në muajin gusht.

“Dy javë më vonë, një laborator gjerman gjeti gjurmë të agjentit nervor Novichok në një shishe nga dhoma e hotelit Tomsk,” thanë ata.

“Dhe, më pas tre laboratorë të tjerë morën kampionet e Alexei-t dhe vërtetuan që ai ishte helmuar më atë agjent nervor. U bë para se të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport.”

Një laborator ushtarak gjerman ka përcaktuar që Navalny u  helmua me Novichok, i njëjti grup agjenti nga epoka Sovjetike për të cilin Britania tha se ishte përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury, në 2018.

Kujtojmë se kundërshtari i presidentit rus Vladimir Putin, Navalny u sëmur rëndë më 20 gusht ndërsa aleatët e tij besojnë se ishte një helmim. Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim me një avion ambulancë.

Përkrahësit e tij dyshojnë se lënda helmuese ishte hedhur në një filxhan çaji që ai piu në aeroport në Tomsk.Mjekët rusë insistuan më parë se nuk ishte gjetur helm në trupin e tij dhe sugjeruan një çrregullim metabolik të shkaktuar nga sheqeri i ulët në gjak.

Por zyrtarët rusë shëndetësorë treguan se gjurmët e një lënde kimike industriale ishin gjetur në lëkurën dhe flokët e tij.Kreu i opozitës ka dalë nga  kujdesi intensiv para pak ditësh.