Detaje të reja nga atentati ndaj vëllezërve në Durrës, autorët qëlluan nga një “Toyota” ngjyrë gri
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndaj vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, një ditë më parë.
Kamerat e sigurisë në zonën përreth kanë fiksuar një automjet “Toyota” ngjyrë gri, nga i cili mendohet të kenë dalë dhjetëra plumba, që i morën jetën dy vëllezërve.
Si pasojë e të shtënave është bërë shoshë pjesa e përparmje e mjetit, e pasagjerit dhe ana e pasme.
Sipas të dhënave, plumbat kanë kapur dy vëllezërit në kokë dhe në trup, duke mos i lënë mundësi për të manovruar.
Vëllezërit Haxhia ishin pronarë të një pike Exchange, makina me qira dhe shërbim karrotreci.
Një nga pistat ku po hetohet për motivin e vrasjes së dy vëllezërve është ajo e dhënies së makinave me qira, biznes nën pronësinë e Besmirit.
Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar rreth 40 persona, të cilët janë të afërm, dëshmitarë okularë apo dhe bashkëpunëtorë biznesi.