Skip to content
Aktualitet

Detaje të reja/ Gruaja e 50-vjeçarit, police

· 1 min lexim

Kryeqyteti sot u trondit pasi në mes të ditës u vra një 50-vjeçar, ish-efektiv policie.

Banorët nën zë pëshpërisin dhe aludojnë se çfarë mund të kishte ndodhur nëse në rrugë, përveç viktimës, 50-vjeçarit Arben Bilali do kishte dhe njerëz të tjerë, apo edhe fëmijë.

Ndërkohë detaje të reja thonë se ka dyshime se viktima ka qenë duke ecur, nisur nga plumbat e shumtë që ka marrë në trup, por ende nuk është ndërtuar skena e vrasjes.

Ndërkohë në vend që janë gjetur dhe shumë gëzhoja. Por një rol kyç e kanë dhe dëshmitarët, pasi policia po punon për ndërtimin e një identikiti të autorëve.

Ndërkohë mësohet se bashkëshortja e 50-vjeçarit është efektive policie, me rol drejtues në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:35, ndërsa Arben Bilali ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve. 50-vjeçari i është bërë atentat edhe në maj të vitit 2010, por në gusht të vitit 2010 i vranë vëllain Leonard Bilali në të njëjtin vend ku ai u ekzekutua sot.