Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Detaje nga vrasja, italiani kërkoi ndihmë por askush nuk e dëgjoi, shqiptari e vrau

11:11 23/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që ndodhi të shtunën në Itali, ku një 42-vjeçar shqiptar, vrau një të ri vendas. Viktima u identifikua si Stefano Bartoli, 28-vjeç, ndërsa autor ishte shqiptari Erjon Behari. Sipas mediave italiane viktima dhe autori kishin njohje mes tyre, dhe kanë pasur mosmarrëveshje në aspektin financiar. Takimi që ishte thirrur për një sqarim mes tyre ka degjeneruar në momente tensioni, dhe më pas përfundoi me vdekjen e 28-vjeçarit para shtëpisë së Beharit. 43-vjeçari është rezident në rrugën Due Giugno në Spoleto.

Dyshimet janë se Behari ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e goditi Bartolin me një thikë kuzhine. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste italianin, por vetëm ta trembte që të ikte, duke menduar se e kishte lënduar lehtë.

Megjithatë, ai është arrestuar nga policia për akuzën e vrasjes me dashje dhe aktualisht ndodhet në burgun e Spoletos. Autoritetet kanë sekuestruar edhe armën e krimit dhe pritet të sqarojnë më mirë dinamikën e ngjarjes. Për këtë arsye, pritet edhe autopsia mbi 28-vjeçarin.

Pasi u plagos Bartoli kërkoi ndihmë tek një zonjë e moshuar, e cila bashkë me djalin e saj u përpoqën që të bllokojnë plagën nga e cila rridhte shumë gjak. Kanë qenë ata që kanë thirrur ambulancën dhe policinë.

“Pashë një djalë duke u ngjitur në gardhin e shtëpisë dhe duke më thënë “zonjë më ndihmo, thirr ambulancën. Më kanë goditur me thikë. Isha në kuzhinë duke mbushur lavastoviljen dhe kisha dritaren e hapur”, tha e moshuara që ndihmoi të riun.

“Më pas erdhën [ambulanca] dhe e morën ndërsa në të njëjtën kohë mbërritën dhe karabinierët”, tha ajo për mediat italiane. Bartoli dhe Behari kishin njohje prej kohësh. Të dy i përkasin botës së krimit në Spoleto. Sipas hetimeve, ata janë përgjegjës si bashkëpunëtorë për vjedhjen e disa lokaleve dhe dyqaneve muajt e fundit. Bartoli kishte disa rekorde kriminale, ndërsa Behari ishte në liri me kusht për sjellje të rrezikshme në publik.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Stefano Bartoli

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
E rëndë në Mat, i vuri flakën tokës, humb jetën i moshuari në Mat

E rëndë në Mat, i vuri flakën tokës, humb jetën i moshuari në Mat

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip