Skip to content
Kryesore

Detaje, krimi Ekonomik “bastisi” dy bizneset kozmetike, pronarët pastronin paratë

· 1 min lexim

Ergys Mezini dhe Tea Karanxha, pronari i “Global Cosmetics & Production” dhe pronarja e “Global Beauty & Cosmetics”, po hetohen nga Prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë. (lexo këtu)

Në këto dy biznese kanë ushtruar kontrolle edhe agjentët e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, ku janë sekuestruar mijëra produkte kozmetike të padeklaruara pranë organeve përkatëse.

Të dyja subjektet e ushtronin aktivitetin në të njëjtën adresë, në rrugën “Nasi Pavllo”. Agjentët e Krimit Ekonomik kanë konstatuar në biznesin e Tea Karanxhas diferenca të mëdha në inventarin e kryer nga hetimi tatimor.

Po ashtu dyshohet se pas Ergys Mezinit dhe Tea Karanxhës, në bizneset që ata administronin, pastroheshin para të personave të tjerë që veprojnë në territorin e Bashkimit Europian. Produktet kozmetike reklamoheshin në rrjete sociale dhe pranë bizneseve të ndryshme, kryesisht nga parukeri.