Skip to content
Bota

Dështon në bisedimet me Putin, Berlusconi: Mund të kemi luftë të tretë botërore

· 2 min lexim

Mesa duket Putin nuk ndalet para asgjëje.  Ish-kryeministri i Italisë Berlusconi u përpoq të bindte Putinin për ndalimin e luftës me Ukrainën, por dështoi.  Lideri i Forza Italia u thotë bashkëpunëtorëve të tij se nuk e njeh më mikun e tij Vladimir Putin.

Frika e tij është se situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe të çojë në një luftë të tretë botërore.

Kujtojmë që Ukraina është në ditën e saj të 14-të të tmerrit, që prej fillimit të sulmeve ruse.

Ndërkohë për të lejuar civilët të arratisen përmes korridoreve humanitare, ushtria ukrainase ka rënë dakord për një armëpushim 12-orësh me Rusinë.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, bëri të ditur lajmin dhe shtoi se kryeministri Denys Shmygal do të bisedojë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq rreth rrugëve të propozuara për armëpushimin, i cili zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 sipas kohës lokale.

“Banorët e Volnovakha-s kthehen nga unë dhe më kërkojnë që të përmbush premtimin e Federatës Ruse sot, njerëzit duhet të jenë në gjendje të largohen nga vendet ku tani fshihen nga breshëri i GRAD-ve [raketave] dhe zjarri shkatërrues që është duke i vrarë ata”, u shpreh Vereshchuk.  Gjithashtu ajo tha se do të ketë gjithashtu një operacion special për evakuimin e një jetimoreje pranë Kievit, në periferi të Vorzel. Ajo tha se atje ishin 55 fëmijë dhe 26 anëtarë të stafit.